Ministrja e LDK-së: Mendësia e vezëve e dëmton seriozisht shtetin

Aktuale

Ministrja e LDK-së: Mendësia e vezëve e dëmton seriozisht shtetin

Nga: A.ZH Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 13:27
Pamje nga sulmi ndaj Hotit

Edhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, e ka dënuar sulmin me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti.

Ajo ka thënë se sulmi ndaj Hotit, është veprim i ulët i njerëzve që keqpërdorin të rinjtë për të atakuar një përfaqësues të qeverisë legjitime, përcjell Bota sot.

Sipas saj, mendësia e vezëve nuk e mbron dhe nuk e përparon shtetin, por e dëmton seriozisht.

Postimi i Dumoshit në Facebook:

Sulmi me vezë ndaj Zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti është veprim i ulët i njerëzve që keqpërdorin të rinjtë për të atakuar një përfaqësues të qeverisë legjitime, një intelektual dhe profesor universitar. Mendësia e vezëve nuk e mbron dhe nuk e përparon shtetin, por e dëmton seriozisht./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat