Reagimi i Vjosa Osmanit: Sulmet me vezë nuk na ndalin që ta qojmë Kosovën përpara

Aktuale

Reagimi i Vjosa Osmanit: Sulmet me vezë nuk na ndalin që ta qojmë Kosovën përpara

Nga: N.Sh Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 13:57
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit me vezë.

Osmani thotë se tarifa nuk është çështje vezësh por konsensus e veprim shtetëror dhe bashkërendim me miqtë strategjik të Kosovës.

Sipas saj, sulmet me vezë nuk do t’i ndalin që Kosovën ta qojnë përpara.

 “Tarifa nuk është çështje vezësh. Është konsensus e veprim shtetëror dhe bashkërendim me miqtë strategjik të Kosovës.

As sulmet me vezë e as me mjete të tjera nuk do të mund ta ndalin vendosmërinë tonë që ta qojmë Kosovën përpara”, shkruan Vjosa Osmani në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat