Milaim Zeka zbulon kush është fajtori i gjuajtjes me ve, pyet çka thoni sikur Hotin ta gjuanin me armë?

Aktuale

Milaim Zeka zbulon kush është fajtori i gjuajtjes me ve, pyet çka thoni sikur Hotin ta gjuanin me armë?

Nga: N.Sh Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 14:38
Milaim Zeka

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, e ka komentuar gjuajtjen me ve nga zëvendëskryeministrit Avdullah Hotit.

Zeka përmes një postimi në Facebook, thotë se, fajin kryesor e ka policia dhe prokuroria e shtetit.

Sipas kryetarit të Partisë Euroatlantike të Kosovës, shteti duhet t’i arrestojë kryerësit e kësaj vepre duke e kualifikuar si vepër të rëndë.

Ai pyet se çka do të thoshin sikur Hoti të sulmohej sot me armë?

Zeka thotë se edhe kur VV-ja gjuante me ve kishte reaguar duke e quajtur lufta e turpit.

Shkrimi i plotë:

Prape lufta e turpit me veze

Kur ka pas fillu lufta me veze, nga strateget e atehereshem te VV-se, e pata quajtur lufte te turpit. Madje gjuajshin edhe grate e ministrave e te personaliteteve te ndryshme.

Tash prap po fillon. As atehere, e as sot, fajet nuk i kane lojtaret e lojes te turpit. Fajet i ka policia dhe prokuroria e shtetit. E çka thoni sikur ministrin Abdullah Hoti ta gjuajne me arme?! Shteti duhet t’i arrestoje kryeresit e kesaje vepre duke e kualifikuar si veper te rende.

Ministri Hoti ka qene dhe mbetete nga njerezit me te ndershem te politikes kosovare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat