Mimoza Kusari tallet me sulmuesit e Hotit: Gjatë keni me mbetë në opozitë nëse gjuani me vezë

Aktuale

Mimoza Kusari tallet me sulmuesit e Hotit: Gjatë keni me mbetë në opozitë nëse gjuani me vezë

Nga: A.ZH Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 14:44
Mimoza Kusari-Lila

Edhe kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti.

Në një reagim në Facebook, Kusari-Lila ka kërkuar nga opozita që të jetë më kreative dhe të bëjë opozitë më të mirëfilltë e të mos gjuajë me vezë, përcjell Bota sot.

Ajo ka përmendur se pikërisht industria e ushqimit në përgjithësi dhe e vezëve e mishit të pulës në veçanti, po pëson humbje çdo ditë me taksën.

Postimi i Kusari-Lilës në Facebook:

Gjuajtje me vezë?!?! A bash me vezë mendoni me e ndalë taksën a?


Një informatë që ndoshta ju ka ik, industria e ushqimit në përgjithësi dhe e vezëve e mishit të pulës në veçanti, po pëson humbje çdo ditë me taksën. Kjo vetëm sa me i kursy vezët nga simboli i “rezistencës” për taksën.

Nëse veprimi opozitar tash e tutje do të jetë gjuajtja me Vezë pozitën, sikur që u bë sot ndaj Zv/KM Avdullah Hotit, atëherë njejtë sikur edhe qeverisja juaj deri tash, do të jenë kopje e keqe e tjetër kujt.

Në qeverisjen paraprake pamë vetëm ngarendje pas kapjes së shtetit, tenderomani, nepotizëm e mos më keq. Izolim të shtetit dhe humbje të besimit të qytetarëve se ndonjëherë do të bëhet mirë në këtë vend. 6 Tetori ndërroi këtë ndjenjë, solli shpresë dhe besim për shtetin e ri.

Tash ju që keni dalë në opozitë, keni pak më shumë kohë të mendoni dhe të jeni më kreativ në ofrim të alternativave. Andaj, leni vezët e mendoni pak më shumë çka i bën mirë demokracisë së vendit kur ju bëni opozitën e mirëfilltë.

Si e bëni ju pushtetin e pamë, andaj i humbet zgjedhjet. Treteni mirë këtë realitet dhe kuptojeni se shumë gjatë do të mbeteni opozitë nëse krejt çfarë do të bëni është të gjuani me vezë.

#DemokraciaNëVeprim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat