Ky është veprimi i Hotit pas sulmit me vezë

Aktuale

Ky është veprimi i Hotit pas sulmit me vezë

Nga: M.H Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 15:57
Foto nga takimi

Sot në mëngjes zëvendskryeministri i parë i vendit Avdullah Hoti, është sulmuar me vezë. Hoti ka thënë se ata që e kanë sulmuar sot tentojnë të mbajnë Kosovën të izoluar.

“Porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar. Kosova më nuk është e izoluar. Të izoluar janë vetëm ata që po japin urdhra të tillë”, ka thënë Hoti.

Mirëpo zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, në një postim në Facebok, ka takuar së bashku me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, pesë zëvendësministrat nga LDK-ja, për marrjen e detyrës në arsim, financa, drejtësi,kulture rini dhe sport dhe pushtet lokal, transmeton “Bota sot”.

Hoti më tej ka shkruar që secili nga ta do të ndihmojnë ministrin përkatës në realizimin e marrëveshjes së koalicionit.

Postimi i plotë

Pese zevendesministrat nga LDK-ja kane marre dje detyren ne arsim, financa, drejtesi, kulture, rini e sport dhe pushtet lokal. I takuam bashke me Kryetarin Mustafa per te biseduar deyrat e tyre dhe koordinimin qe do te kemi ne kuader te Qeverise se re. Secili nga ta do te ndihmojne ministrin perkates ne realizimin e marreveshjes se koalicionit, e cila eshte shnderruar ne plan pune per te gjitha dikasteret e Qeverise.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat