Dallimi: Dikur Policia përcjellte politikanët nëpër oda ku gjuhej me kallash, sot i përcjell nëpër teatër

Aktuale

Dallimi: Dikur Policia përcjellte politikanët nëpër oda ku gjuhej me kallash, sot i përcjell nëpër teatër

Nga: A.ZH Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 16:46
Albin Kurti në teatrin Dodona Foto: Albin Kurti Instagram

Kryeministri i vendit Albin Kurti dje ka vizituar teatrin “Dodona” në Prishtinë.

Ai i shoqëruar me bashkëshorten Rita dhe vajzën e tyre Rita, kanë shikuar shfaqjen “Liza në botën e çudirave”.

Ky veprim i kryeministrit, nuk ka kaluar pa u komentuar nga analisti politik Blerim Vela. Ky i fundit, ka krahasuar se si për vite politikanët janë përcjell nga mbrojtja e afërt policore nëpër oda ku gjuhej me kallash, ndërsa sot, ata përcjellin politikanët në teatro e institucione kulturore.

Postimi i Velës në Facebook:

"Sfidat" e njësisë së mbrojtjes së afërt të policisë

Për vite të tëra kanë përcjellë politikanë, në mes tjerash nëpër oda dhe male ku gjuhej me kallash dhe armë me "gaz". Tani e tutje po i përcjellin politikanët e ri në teatër dhe institucione kulturore./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat