Policia dhe Prokuroria po kërkojnë sulmuesit e Avdullah Hotit

Aktuale

Policia dhe Prokuroria po kërkojnë sulmuesit e Avdullah Hotit

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 17:39
Avdullah Hoti

Policia dhe Prokuroria janë vënë në kërkim të personave që sot e sulmuan me vezë, zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë se kanë nisur hetimet dhe se rasti po cilësohet si “sulm”.

“Lidhur me interesimin tuaj u njoftoj se: me të pranuar informatën për rastin, njësitë përkatëse të Stacionit Policor ‘Qendra’ kanë dal në vendngjarje, kanë filluar veprimet operative-hetimore, është njoftuar prokurori dhe në konsultim me të është inicuar rasti ‘Sulm’. Për të reja tjera rreth rastit u njoftojmë me kohë”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat