Presidenti Thaçi: Sulmi ndaj Hotit është i papranueshëm dhe i dënueshëm

Aktuale

Presidenti Thaçi: Sulmi ndaj Hotit është i papranueshëm dhe i dënueshëm

Nga: A.SH Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 18:33
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj sulmit me vezë që i është bërë zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti.

Ai përmes një shkrimi ka thënë se ky akt është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Postimi i plotë:

Sulmi me vezë ndaj Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, është i papranueshëm dhe i dënueshëm në demokracinë dhe shtetin që kemi ndërtuar. Tendenca për ta arsyetuar dhunën si mjet për arritjen e qëllimeve politike ka qenë dhe do të mbetet përherë e papranueshme dhe e dënueshme. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat