QKUK asnjë fjalë për vdekjen e mjekut shqiptar me famë botërore, 'shpërthen' kardiologu

Aktuale

QKUK asnjë fjalë për vdekjen e mjekut shqiptar me famë botërore, 'shpërthen' kardiologu

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 20:08
Safet Beqiri

Gjatë ditës së sotme ka vdekur mjeku, Safet Beqiri, kirurgu torakal i përmasave botërore.

Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit e tij.

I ndjeri për një kohë të gjatë ushtronte profesionin e tij në Gjermani, konkretisht në Shërbimin e Kirurgjisë Torakale.

Por, mungesa e një reagimi nga institucioni ku ai shërbeu për shumë vite(QKUK) e ka irrituar kardiologun Gani Bajraktari.

Ai ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, duke thënë se institucioni që ai drejtoi në vitet më të veshtira të formësimit tij – QKUK, ka harruar të bëjë një njoftim për të.

Madje, sipas tij, ata paskan zgjedhur që në rrjetin e tyre social, në vend të ngushëllimit për humbjen e Mjekut të Madh, të japin një njoftim për disa operacione që një mjek Brazilian paska kryer pikërisht në Klinikën që Prof Safeti e formësoi, e bëri dhe atë pikërisht në ditën e vdekjes së tij.

Shkrimi i plotë i Bajraktarit pa ndërhyrje:

DALLIMI

E perderisa nuk kishte medie shqiptare qe sot te mos kishte ndare dhimbjen dhe te mos kishte shprehur ngushellime per humbjen e Prof.dr. Safet Beqirit, nje mendje te ndritur shqiptare, nje njeriu qe na beri krenar qe jemi shqiptar, madje edhe dy presidentet e dy vendeve nuk e kishin harruar sot pa e kujtuar mjekun e madh, Profesor Beqirin, Institucioni qe ai drejtoi ne vitet te veshtira te formesimit tij – QKUK, ka harruar te beje nje njoftim per te!

Madje, ata paskan zgjedhur qe ne rrjetin e tyre social, ne vend te ngushellimit per humbjen e Mjekut te Madh, te japin nje njoftim per disa operacione qe nje mjek Brazilian paska kryer pikerisht ne Kliniken qe Prof Safeti e formesoi, e beri…., dhe ate pikerisht ne diten e vdekjes se tij!

Ne fakt, nuk mund te ishte ndryshe, sepse keta qe sot udheheqin me kete institucion nuk kane pse ta kujtojne, sepse ata nuk kane asgje te perbshket:

- Perderisa Prof. Safeti ishte emer i njohur nderkombetarisht ne shkence, keta qe sot udheheqin me kete institucion nuk njifen as ne gjysmen e territorit te vogel te Kosoves,

- Perderisa Prof. Safeti ishte i orientuar kah Europa, keta jane orientuar kah Brazili,

- Perderisa Prof Safeti komunikonte rrjedhshem ne shume gjuhe te botes, keta kane problem madje edhe me gjuhen shqipe,

 Perderisa Prof.Safeti ishte me popullin ne ditet me te veshtira qe po kapercente kombi, keta ishin duke punuar ne masat e dhunshme serbe te Millosheviqit

Pra, une nuk kam asnje befasi ne kete rast!

Dhe, … keta nuk kane faj!! Faj kane ata qe i bene, pa pasur asnje lloj merite! Nuk eshte e mundur qe turpi te bie mbi ta! Turpi ju takon atyre qe i bene!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat