Zyrtari i VV-së i quan qesharake aksionet me vezë

Aktuale

Zyrtari i VV-së i quan qesharake aksionet me vezë

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 20:57
Flamur Maloku

Zyrtari i Vetëvendosjes, Flamur Maloku, i konsideron qesharake sulmin me vezë ndaj zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti.

Maloku ka thënë se këto aksione veçse forcojnë bindjen se Qeveria e re po punon siç duhet dhe është në rrugën e duhur.

Ai thotë se tani mbase është koha e duhur që Qeveria në krye me Albin Kurtin të përcaktohet rreth taksës, në mënyrë që Kosova të mos mbetet e izoluar.

“Aksione të tilla qesharake ta krijojnë bindjen që kjo Qeveri po punon si duhet e do të shkojë në rrugën e duhur. Para disa ditëve ish-kryeministri, Haradinaj, veç paralajmëroi aksione për ta kundërshtuar largimin e taksës. Ndoshta tash është koha e duhur të përcaktohemi rreth taksës. Kosova nuk e meriton të izolohet. Kosova meriton të trajtohet si palë në dialog e kjo do të arrihet me Albin Kurtin si kryeministër i vendit. Asnjë aksion që në substancë ka inatin e jo argumentin nuk mund ta ndalë vendimmarrjen. Çdo tendencë për ta parandaluar avancimin e shtetit do ta marrë përgjigjen e merituar si përgjigjen e 6 tetorit”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se zëvendëskryeministri Hoti është sulmuar gjatë ditës në afërsi  të ndërtesës së Qeverisë. Këtë sulm e ka dënuar edhe kryeministri dhe presidenti i vendit. Ndërkohë, policia e Kosovës për Reporterin ka bërë të ditur se janë duke punuar në identifikimin  e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat