Haradinaj insiston për taksën: Nëse hiqet, shumë njerëz mbesin pa punë

Aktuale

Haradinaj insiston për taksën: Nëse hiqet, shumë njerëz mbesin pa punë

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 22:11
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj po vazhdon të insistojë në mbajtjen e taksës.

Madje, po thotë se nëse ajo hiqet, shumë punëtorë do të mbesin pa punë.

Kështu tha Haradinaj edhe pasi që vizitoi një fabrikë në Gjakovë, bashkë me kryetarin e kësaj komune, Ardian Gjini.

Ish-kryeministri Haradinaj po vazhdon të jetë i vetmi politikan në Kosovë që me ngulm po kërkon mbajtjen e taksës ndaj mallrave serbe, ani pse e kundërta po kërkohet nga SHBA-të.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sot në Gjakovë, i shoqëruar nga kryetari Ardian Gjini dhe bashkëpuntorë, vizituam fabrikën “IMN BAU BLOCK”, e cila që nga vendosja e taksës ka arritur 25% rritje të tregut dhe të prodhimit. Nëse taksa hiqet nga 174 puntorë sa janë tani, dhjetëra prej tyre do ta humbin vendin e punës. Po sot, u mbajt mbledhja e Këshillit Drejtues të AAK-së në Gjakovë, si dhe në nëndegën Lipovec u shpallën të hapura zgjedhjet e brendshme të partisë.

“Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat