“Këmbanë alarmi”! Profesori ndërkombëtar: Rama s’ka hequr dorë nga ideja e Vuçiqit për ndarjen e Kosovës

Aktuale

“Këmbanë alarmi”! Profesori ndërkombëtar: Rama s’ka hequr dorë nga ideja e Vuçiqit për ndarjen e Kosovës

Nga: A.ZH Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 10:54
Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq

Zëvendëskryeministri i Kosovës Haki Abazi, ka thënë se në Kosovë, ka ende tentime që të rihapet çështja e shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Ai ka kërkuar ndihmë nga Shqipëria, që të mos hapet kjo temë.

Duke komentuar në lidhje me deklaratën e Abazit, profesori ndërkombëtar Enver Bytyçi, ka thënë se qeveria e Edi Ramës “vazhdon të bëjë trysni dhe të komplotojë për të realizuar idenë e Serbisë së Madhe përmes zgjerimit të saj në territoret shqiptare të Kosovës”.

“Kryeministri i Shqipërisë nuk ka heq dorë nga ideja e Aleksandër Vuçiq për ndarjen e Kosovës dhe përdor ende manekinë të tillë si Baton Haxhiu për të zhvilluar politikat e marrëdhënieve midis dy vendeve tona”, ka shkruar profesori në një postim në Facebook.

Ai e ka quajtur këtë këmbanë alarmi, përcjell Bota sot.

Postimi i Bytyçit në Facebook:

Zv kryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka bërë mbrëmë një deklaratë të pazakontë dhe ka shprehur një shqetësim real. Ai ka thënë se " “Shqipëria duhet të na ndihmojë që të mos hapim tema të shkëmbimit të territoreve…. Unë them se nuk e meriton Kosova që të bisedohet me Shqipërinë apo Shqipëria me Kosovën nëpërmjet individëve si Baton Haxhiu. Duhet t’i ngremë marrëveshjet tona në nivel institucional, dhe të kufizuara brenda interesit kombëtar”.

Nga kjo deklaratë kuptojmë se qeveria e Edi Ramës vazhdon të bëjë trysni dhe të komplotojë për të realizuar idenë e Serbisë së Madhe përmes zgjerimit të saj në territoret shqiptare të Kosovës. Kryeministri i Shqipërisë nuk ka heq dorë nga ideja e Aleksandër Vuçiq për ndarjen e Kosovës dhe përdor ende manekinë të tillë si Baton Haxhiu për të zhvilluar politikat e marrëdhënieve midis dy vendeve tona!

Kjo është këmbanë alarmi! Përfundimisht Edi Rama është i pandreqshëm! Ai duhet rrëzuar me çdo mjet nga pushteti! Ndryshe do ta shkatërrojë jo vetëm Shqipërinë, por edhe kombin shqiptar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat