Nasim Haradinaj i del në mbrojtje Vlora Çitakut: Ja kush ka faj për skandalin me Xhamajkën

Aktuale

Nasim Haradinaj i del në mbrojtje Vlora Çitakut: Ja kush ka faj për skandalin me Xhamajkën

Nga: A.ZH Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 11:10
Nasim Haradinaj

Edhe nënkryetari i OVL të UÇK-së Nasim Haradinaj, ka komentuar lidhur me rastin e “njohjes” së Kosovës nga Xhamajka.

AiiI ka dal në mbrojtje ambasadores së Kosovës në SHBA Vlora Çitakut, duke thënë se ajo nuk bën “gabime amatore”, pasi sipas tij, ajo ia ka zbardhur fytyrën Kosovës në çdo paraqitje të saj publike në Neë York.

Sipas tij, kjo ndodhi për shkak të inateve politike, mosbashkëpunimit, dhe mos koordinimit.

Haradinaj ka theksuar se rasti me Xhamajkën, “është gabim i përbashkët i sharlatanëve të vjetër dhe të ri” që siç ka thënë ai, “janë ngutur për ta prezantuar një sukses të mundshëm ende pa u konfirmuar edhe zyrtarisht njohja nga diplomatët e këtij vendi”.

“Prandaj nuk është mirë që të merret në shënjestër Vlora për gabimet që i bëjnë sharlatanët në diplomaci”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë i Nasim Haradinajt:

#Jamajka e (nonës)

Kur po m' bjen ndërmend që populli ynë që 2000 vjet është viktimë, po çuditem si nuk është shfarosur tërësisht. Megjithatë diçka e mençur na mban në jetë dhe botë, anipse jemi miqësuar fortë me injorancën.

Nëse është e vërtetë që Shekspiri ka qenë shqiptar, atëherë prirjen e tij të jashtëzakonshme për sajimim e tragjedive letrare, ne pasardhësit e tij e kemi avancuar në mallkim real.

Mirëpo s' dua të merrem me supozime historike, kur aktualitetin politik e kemi të stërmbushur me keqkuptime dhe komplikacione të panevojshme.

Dhe pikërisht këto ndasi, keqkuptime dhe komplikime të panevojshme s'po na lënë kohë e as hapësirë që të merremi me armikun, sepse nonstop po merremi me njëri tjetrin.

Prandaj, përderisa paraardhësi ynë Shekspiri ka dit me kriju vetëm tragjedi letrare imagjinare, ne pasardhësit dhe nxënësit e tij, kemi talent të paparë për të vetshkaktuar tragjedi reale.

Sepse si duket kemi mëkatuar aq shumë ndaj një personi apo populli në historinë antike, sa që mëkati është shndërruar në mallkim që po na përcjellë deri në ditët e sotme.

Mirëpo, nëse dikur në robëri kemi qenë të martuar me tragjedinë, sot në liri jemi të martuar me injorancën, apo siç themi ne gjuhen e popullit me budallakinë.

Dëshmi e budallakisë sonë është rasti Jamajka.

Një çorodi e tillë ndodh vetëm kur për shkak të inateve politike mungon bashkpunimi, besimi i ndërsjellë dhe koordinimi.

Kushdo që një lajm të besueshëm diplomatik e bënë hit dimëror, thua se bëhet fjalë për këngën tonë të përzgjedhur për Eurovision, nuk ka lidhje me diplomaci.

Dhe unë thjeshtë nuk besoj që njerëzit me përvojë të gjatë në diplomaci mund të bëjnë gabime kaq amatore, e sidomos jam shumë i sigurt që këso gabimesh fillestare nuk bënë Vlora Çitaku, e cila na ka zbardhur fytyrën në çdo paraqitje të saj publike në Neë York.

Shumë më tepër jam i bindur se është një gabim i përbashkët i sharlatanëve të vjetër dhe të ri që janë ngutur për ta prezantuar një sukses të mundshëm ende pa u konfirmuar edhe zyrtarisht njohja nga diplomatët e Jamajkes.

Prandaj nuk është mirë që të merret në shënjestër Vlora për gabimet që i bëjnë sharlatanët në diplomaci.

Mirëpo kjo nuk do të thotë se duhet t'i pushkatojmë verbalisht sidomos fillestarët, por gjithsesi duhet të kërkojmë prej tyre sjellje më profesionale në të ardhmen, në mënyrë që të mos na përsëriten gabimet amatore të qeverisë paraardhëse.

Kjo ngjarje po ma përkujton disi Nasradinin.

Nasradini për ta kuptuar se a ka kojshiu dukat e kishte dërguar fëmijën e tij për t'ia kërkuar një peshore, apo siç themi një kandar.

Dhe i kishte thënë nëse filan fisteki të pyet se a po na nevojitet peshorja për të matur dukat, thuji jo pasha Zotin, por veç çaforën e dades Fatë.

Po e përfundoj prononcimin tim me një tregim për dhelprën:

Një ditë, dhelpra u ndje keq. Thirri rreth saj të gjithë dhelpërushët e vet dhe filloi t’iu thoshte me një fill zëri:

- Bijtë e mi, ndoshta erdhi ora e fundit për mua. Ndiej që brenda meje po më bren ndërgjegjja që kam ngrënë aq shumë krijesa të gjora: pula, rosa, pata, gjela deti…

Sa shumë viktima të shkreta vetëm nga dinakëria ime!

Në atë moment u dëgjua kënga e një pule. Dhelpra pati një fërgëllimë dhe mbylli sytë. Dhelpërushët patën frikë se mos nëna e tyre ishte në prag të vdekjes dhe u shtrënguan rreth saj.

Kënga e pulës u dëgjua prapë, akoma më afër. Dhelpra pati një fërgëllime tjetër, por kësaj radhe u pasua nga hapja e syve.

Sytë i dukeshin të gjallë dhe i shkëlqenin, shumë më ndryshe nga sytë e dhelprës në agoni. Në fakt, e sëmura e gjorë kërceu përpjetë dhe u ul buzë shtratit.

- Ja se çfarë më duhet që të çlirohem nga të gjitha makthet!

Dhe u lumturua e gjitha kur pa dhelpërushët të dilnin nga strofka për t’u kthyer pas një minute me pulën gati si… ilaç për mamushin e tyre.

Është mirë të mos i besosh shumë pendimit të të këqijve.

Nasim I. Haradinaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat