Kurti: Negociata me Serbinë po, por jo me kushtet e Vuçiqit

Aktuale

Kurti: Negociata me Serbinë po, por jo me kushtet e Vuçiqit

Nga: V.R Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 12:53
Albin Kurti

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, në një prononcim për “Bota sot”, konsideorn se SHBA-të, jo edhe shumë kohë do të gjinden në një fushatë elektorale dhe presidentit Trump, i duhet një sukses në politikën e jashtme, sjellje kjo, që është normale.

Megjithatë, Kurti, shtoi se SHBA-të janë miqtë e përhershëm të Kosovës dhe se duhet të jemi falenderues për kontributin por sipas tij, Kosova është shtet dhe se duhet të jetë e veproj si shtet.

“SHBA, momentalisht gjendet në një fushatë elektorale presidenciale dhe presidentit Trump i duhet një sukses në politikën e jashtme dhe unë e konsideroj si shumë normale - por nga ana tjetër Kosovës nuk i konvenon asnjë ngut në marrëveshje me Serbinë. SHBA janë miqtë tanë të përhershëm dhe do të jemi falenderues për kontributin e tyre por tani 21 vite pas luftës, ne duhet të fillojmë të marrim vendime vetë siç i takon një shteti serioz, sovran edhe nëse ndoshta vendimet tona ndonjëherë mund të jenë të "gabuara", sepse nga këto "gabime" ne mësojmë”, tha ai.

Image
Faton Kurti

Tutje, Kurti, shtoi se Kosova nuk ka patur asnjë rezultat në marrëeshjet me Serbinë.

Deklaratë kjo, duke iu referuar keqqeverisjeve të mëparshme.

“Ne, nuk kemi patur në 20 vitet e fundit asnjë rezultat në marrëveshjet me Serbinë, përveçse Serbia përfitoi liberalizimin e vizave, investime kolosale nga EU, ku vetë Gjermania krijoi më shumë se 60.000 vende pune, ndërsa Kosova mbeti me duar bosh! Marrëveshja me Serbinë duhet të ndodhë por jo shumë shpejt dhe në disfavorin e Kosovës sepse dikujt i leverdis ashtu.Për më tepër Serbia shumë shpejt do të jetë në fushatë elektorale dhe gjasat që do të ketë ndryshim në qeverisje janë shumë të mëdha”, deklaroi Kurti.

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, tha se kryeministri i vendit Albin Kurti, duhet të vijoj negociatat me Serbinë por jo me kushtet e Vuçiçit.

“Kryeministrit Kurti i sugjeroj; negociatat me Serbinë duhet të ketë por jo me kushtet e Vuçiçit që janë kthyer në refren "Serbia duhet të marrë", sepse Serbia mjaft ka shkatërru dhe ka marrë. Pala e Kosovës duhet të ulet në tavolinën e bisedimeve me një koncept të qartë dhe këmbëngulës ndaj Serbisë dhe jo si qeveritë e kaluara me duar në xhepa.  Slogani i qeverisë Kurti duhet të jetë, Time break me Serbinë”, tha Kurti.

Sipas tij, përderisa Serbia dëshiron heqjen e tarifës 100% duhet ta pranojë reciprocitetin e plotë Kosovë - Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat