Kurti këshillohet të ketë mbrojte fizike, i rrezikohet jeta

Aktuale

Kurti këshillohet të ketë mbrojte fizike, i rrezikohet jeta

Nga: V.R Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 19:54
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë së dielës është parë duke lëvizur në këmbë, krejtësisht i lirë dhe i vetëm. Një fenomen ky, që s’është parë në të kaluarën.

Sidoqoftë, veprimi i Kurtit, është cilësuar i mirë dhe që shërben për të mirën e qytetarit.

Por, ka nga ata që, mendojnë se, veprimi i Kurtit është cirk argëtues.

I këtij mendimi është profesori universitar, Milazim Krasniqi, i cili deklaroi se shkuarja në këmbë në punë e Albin Kurtit, është pjesë e cirkut argëtues.

Sipas tij, kjo sjellje nuk është as polikë e as qeverisje.

Krasniqi, shtoi se Kosova, ku duart e armiqve janë gjithandej, siguria e kryeministrit duhet të jetë e plotë.

Postimi plotë i Milazim Krasniqit:

Shkuarja këmbë në punë e Albin Kurtit është pjesë e cirkut argëtues, për shijen e njerëzve të padije e të pavetëdije politike. Kjo sjellje nuk është as politikë, nuk është as qeverisje. Në një vend si Kosova, ku duart e armiqve janë gjithandej prezente, siguria e jetës së kryeministrit, cilido qoftë ai, duhet të jetë e plotë. Ndërsa, në rastin e Kurtit, siguria duhet të jetë shumë më rigoroze. Pse? Sepse ka ardhë në krye të qeverisë me një politikë konfliktuoze, e cila ka prodhuar shumë kundërshtarë e armiq. Deri sa të eliminohet ky perceptim, Kurti duhet të ketë siguri shumë më rigoroze, sepse ka rrezik që forcat e errëta antiKosovë të gjuajnë gurin e të fshehin dorën. Qëllimi mund të jetë destabilizimi, zhbërja e shtetit. Pra, lëreni cirkun, bëni poliitkë në pajtim me realitetin që kemi, që si shtet ende jemi në rrezik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat