Fetahu: Do ti fitoj zgjedhjet në Podujevë

Aktuale

Fetahu: Do ti fitoj zgjedhjet në Podujevë

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 22:24
Naim Fetahu

Kandidati i PDK-së, për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu, është shprehur i bindur që do të dalë fitues në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 15 marsit në këtë komunë.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për kryetar të Komunës së Podujevës, Naim Fetahu, beson se do të fitojë më 15 mars.

Në një intervistë , ai ka thënë se qytetarët e kësaj komune në këto zgjedhje do të votojnë për ndryshim.

Fetahu ka deklaruar se Komuna e Podujevës ka nevojë për fitoren e PDK-së.

Sipas tij, Podujevës i duhet një qeverisje që në qendër të vet ka interesin e qytetarëve, një qeveri që krijon perspektivë për të rinjtë, siguron drejtësi për punëtorët dhe mbështet bujqit.

“20 vjet pas luftës dhe nën udhëheqjen e vetëm një partie, Podujeva sot numëron më së shumti të rinj të papunë, më se paku zhvillim ekonomik, infrastrukturë të rrënuar, qeverisje lokale të kapur dhe të korruptuar, monopol të shërbimeve publike, punësime ekskluzivisht vetëm partiake dhe familjare”, ka thënë ai.

Fetahu ka pohuar se të dy kundërkandidatët e tij janë të konsumuar dhe pa ide.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat