Ambasada e Kosovës në Itali: S’ka qytetarë nga Kosova të prekur nga koronavirusi

Aktuale

Ambasada e Kosovës në Itali: S’ka qytetarë nga Kosova të prekur nga koronavirusi

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 08:53
Foto

Ambasada e Kosovës në Itali ka njoftuar se deri më tani nuk ka asnjë shtetas të Kosovës të prekur me Coronavirus.

Në njoftim thuhet se Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë së bashku me Konsullatën e Përgjithshme në Milano, janë duke e monitoruar dhe ndjekur me shumë vëmendje dhe kujdes emergjencën shëndetësore lidhur me përhapjen e Coronavirus – Covid 19 në Itali.

“Fatmirësisht, deri më sot nuk rezulton i prekur nga ky virus asnjë shtetas nga Kosova. U bëjmë thirrje shtetasve tanë me banim/qëndrim në Itali, se në rast nevoje mund të na kontaktojnë në çdo moment në numrat e emergjencës 24/7. Në koordinim me organet dhe institucionet tona dhe ato vendore italiane, mbetemi në gatishmëri të plotë të shtetasve tanë”, thuhet në njoftim.

Ambasada ka njoftuar se për çdo eventualitet numri i emergjencave në Romë është: +393274526991; dhe ai i Konsullatës së Përgjithshme në Milano: +393472127662.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat