Çështjet ambientale që kërkojnë trajtim urgjent

Aktuale

Çështjet ambientale që kërkojnë trajtim urgjent

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 08:53
Foto

Deri më tash Qeveria e re nuk ka publikuar ndonjë plan të detajuar rreth fushës së ambientit

Qeveria e re, e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, ende nuk ka publikuar ndonjë plan të hollësishëm rreth fushës së ambientit. Dy partitë e koalicionit qeverisës, LVV-ja dhe LDK-ja, deri tash kanë paraqitur vetëm disa pika si orientime programore rreth ambientit. Njohësit e fushës së ambientit konsiderojnë se aktualisht ka një sërë çështjesh, të cilat duhet të trajtohen urgjentisht nga Qeveria e re.

Krijimi i një ambienti të pastër po vazhdon të mbetet sfidë në Republikën e Kosovës edhe më tutje. Përfaqësues të partive në pushtet, të LVV-së dhe të LDK-së, para zgjedhjeve të fundit premtuan disa herë mbrojtjen e ambientit. Mirëpo deri më tash Qeveria e re nuk ka publikuar ndonjë plan të detajuar rreth fushës së ambientit. Kjo temë është përmendur shkurtimisht vetëm në një dokument-marrëveshje të arritur mes LVV-së dhe LDK-së, si rrjedhojë e së cilës erdhi edhe formimi i Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat