Alarmon Geci: Albin Kurti duhet të bisedon seriozisht me Ramush Haradinaj, ose kjo gjë do të ndodhë...

Aktuale

Alarmon Geci: Albin Kurti duhet të bisedon seriozisht me Ramush Haradinaj, ose kjo gjë do të ndodhë...

Nga: N.Sh. Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 09:38
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Taksa ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnjes, ka filluar të bëhet ‘mollë sherri’ në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili e vendosi këtë taksë.

E që mos të ndodh kjo gjë, dhe mos të prishen raportet me ndërkombëtaret, delegati i dy Kuvendeve dhe aktivisti i pathyeshëm i LDK-së, Halil Geci, ka thënë se Albin Kurti duhet të bisedon urgjentisht me Ramush Haradinajn.

E kjo për faktin se Ramush Haradinaj duhet me tregu se ndoshta dikush nga të fortit i ka sygjeruar që taksa të jetë mjet bllokues për mos ndarjen e Kosovës.

Geci tregon se si Haradinajn nga pushteti e ka rrëzuar taksa dhe partneriteti me PDK-në.

Ai thotë se Haradinaj  ishte në kundërshtim me ndërkombëtarët por edhe me ata që tentuan të ndajnë Kosovën.

Qeveria Haradinaj sipas Gecit njihet për bërjen e ushtrisë me ndihmën e Amerikës.

Andaj Geci beson se Haradinaj kurrë nuk e dëmton shtetin për të cilin ka dhënë gjak.

Postimi i plotë:

Deshirojm që taksa të mos jetë mollë sherri as me nderkombtaret as në mes vete sa te dëmtojn Kosovën

Këmbëngulsia e i ish Kryeministrit Haradinaj mos e prek Taksen në kundershtim me Ameriken nuk është që nuk është serioze.

Unë mendoi se Qeveria Kurti duhet të gjej forcë dhe të ulet ta bisedoi seriozisht me Haradinajn ,pse gjith kjo këmbëgulsi.

Ndoshta Haradinaj din me na treguar se paku në veshë, ngase Haradinaj si kryeminister ka pas kontakte me qendra të dijes dhe të vendim marrjes, mund të jet se dikush nga te fortit i ka sygjeruar që taksa të jetë mjet bllokus për mos ndarjen e Kosovës.

Ju nuk jeni armiq, as nuk keni Detra dhe Oçeane ndërmjet, mendoj se duhet uleni e ta bisedoni,a duhet të shtyhet për ma vonë heqja e takses apo të zëvendësohet me reciprocitet.

Dihet se Haradinajn e ka rrezuar taksa, dhe partneri i kualicionit PDK-ja,dhe kamngulsia e Ramushit per mos heqjen e takses.

Haradinaj ishte në kundershtim me të gjithë nderkombtaret por edhe me argatet e Serrbisë Kristaçin e Shqipris ,Stanishiqin ,Vuqiqin dhe Hashimin për mos heqjen e takses, e cila i bllokoi bisedimet që bëheshin msheftas për ndarjen e Kosovës.

Qeveria Haradinaj njihet për bërjen e ushtris, me ndihmen e Amerikes.

Gjithashtu njihet edhe per bërjen e Trepqes me ligj ku Trepqa ju kthye sovranit.

Kosoves ju kthye nderi me këmbëngulsin e takses nga nençmuesit e Europes që ishin në përkrahje të Serbisë.

Besimi im se Haradinaj kurr nuk e dëmton shtetin per të cilin ka dhanë gjakë,andaj besoi se Albini ka forcen dhe urtesin sa të ulet me Haradinajn e t’ia spjegoin njëri tjetrit që të mos i dëmtojn proceset.

Dhe ne duhet ti bëjm pytje vetit,pse Haradinaj i vetem kundra të gjithve....!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat