Fillon shpërndarja automatike e lëndëve gjyqësore në të gjitha Gjykatat Themelore

Aktuale

Fillon shpërndarja automatike e lëndëve gjyqësore në të gjitha Gjykatat Themelore

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 09:46
Foto

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka njoftuar se më 18 shkurt ka filluar funksionimi i shpërndarjes automatike të lëndëve gjyqësore përmes SMIL në të gjitha Gjykatat Themelore në Kosovë.

Kjo pas funksionimit të suksesshëm në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

“Përmes implementimit të këtij funksioni në gjykata, KGjK ka arritur standarde të larta në transparencën e punës së gjykatës, duke hequr nga përdorimi mënyrën manuale të shpërndarjes së lëndëve, pasi që caktimi i lëndëve tek gjyqtarët tani më bëhet në mënyrë automatike dhe përdoruesi i sistemit apo zyrtari përgjegjës nuk ka mundësi të ndërhyrjes gjatë shpërndarjes së lëndëve, duke eliminuar kështu mundësinë e manipulimit të procesit të shpërndarjes së lëndëve “- njofton Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Implementimi i funksionit të shpërndarjes automatike të lëndëve përmes sistemit SMIL së shpejti do të filloj edhe në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Supreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat