Albin Kurti në sy të Ana Brnabiq kërkon që Serbia ta njoh Kosovën

Aktuale

Albin Kurti në sy të Ana Brnabiq kërkon që Serbia ta njoh Kosovën

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 10:32
Albin Kurti, Ana Bërnabiq

(E plotësuar) - Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë bërë bashkë sot në Londër ku po marrin pjesë në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Zëvendëspresidenti i BERZH, Jurgen Rigteri, e ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Twitter, ku ka bërë të ditur se Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kërkuar reciprocitet dhe njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Ndërsa kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë se përmirësimi i tregtisë rajonale është thelbësor për sigurinë në rajon.

Sidoqoftë, ky qëndrim i Kurtit në një pikë bije në kundërshtim me ato që po kërkojnë ndërkombëtarët, në veçanti Amerika. Për reciprocitetin është një kërkesë e qartë që Kurti nuk po e përfill.

Ndërkohë, për këtë temë, kreu i Qeverisë nuk ka pajtim as me aleatin në koalicion, pasi krerët e LDK-së kanë thënë se nuk duhet të ngutet me reciprocitet sepse, sipas tyre, raportet me SHBA janë më të rëndësishme se gjithçka tjetër.

***

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër.

Në këtë samit të pranishëm janë kryeministrat nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq, kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Gazetari i “The Ecomonist”, Tim Judah, ka publikuar një fotografi të Kurtit me Bërnabiqin të cilët janë parë të ulur pranë njëri-tjetrit.

Image

"Për reciprocitetin me njëri-tjetrin? Albin Kurti dhe Ana Bërnabiq. Do të jetë interesant të dëgjohet çfarë po ndodhë prapa skenave dhe tani është mundësia. Samiti i BERZH’it për Investime në Ballkan”, ka shkruar Judah.

Ndërkaq Kurti në fjalën e tij para të pranishmëve ka thënë se investimet nga diaspora do ta ndihmonin Kosovën jashtëzakonisht shumë.

“Ne kemi një diasporë të jashtëzakonshme dhe investimet nga ta do ta ndihmonin jashtëzakonisht shumë Kosovën”, ka thënë ai, bëhet e ditur nga faqja zyrtare e Samitit në Twitter.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar pjesëmarrësit në konferencën e donatorëve për ndihmat që i dhanë Shqipërisë pas tërmetit.

***

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Londër ku do të marrë pjesë në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ai atje është fotografuar krahas homologes së tij serbe, Ana Bërnabiq.

Fotografinë e dyshes e ka publikuar gazetari i The Economist, Tim Judah, i cili është shprehur i entuziazmuar se çfarë do të ndodhë nga ky takim.

Në këtë takim do të marrin pjesë të gjithë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Qëllimi është që të prezantohen sektorët me mundësi të mëdha investimi.

Image

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, apo shkurt BERZH, ka për qëllim përdorimin e investimeve si një mjet për të ndërtuar ekonomitë në vendet që janë në zhvillim.

Qeveria e Kosovës do të shkojë me kërkesa specifike për ndihmë në fonde nga donatorët, ashtu si edhe qeveritë e rajonit.

Brnabic nuk ka qenë e pranishme në Konferencën e Sigurisë në Munih, andaj ky pritet të jetë takimi i parë i saj me Kurtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat