Rinia e AAK-së i dërgojnë “Plazma” Albin Kurtit

Aktuale

Rinia e AAK-së i dërgojnë “Plazma” Albin Kurtit

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 12:22
Rinia e AAK

Të rinjtë e partisë së Ramush Haradinajt kanë zhvilluar një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës.

Ata kanë thënë se duan të përcojnë mesazhin kundër heqjes së taksës.

“Ky aksion është kundër proklamimit të heqjes së taksës që po bëhet nga Qeveria e Kurtit. Me këtë aksion dëshirojmë të përcojmë një mesazh, që AAK është kundër heqjes së taksës dhe kjo është forma fillestare kundër taksës”, ka thënë Naim Ramizi, anëtar i AAK-së..

Ndërkaq, kryetari i të rinjëve të kësaj partie, Driton Bardheci, ka thënë se Kurti po dëshiron ta kthejë Kosovën dhe Serbinë në Kosovë.

“I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti që të mos e fus frymën e Rusisë dhe Serbisë në Kosovë. Mos e kthe Serbinë në Kosovë zoti Kurti. Ne ia kemi sjell një plazma zotit Kurti”, ka thënë ai.

Ndryshe, AAK ka mbajtur sot një tryezë në të cilën është kërkuar që të mos hiqet taksa pa ardhur njohja nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat