Ka filluar Samiti i Bankës Evropiane për Rindërtime dhe Zhvillim (BERZH), i cili po mbahet në Londër.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtime dhe Zhvillim (BERZH), i cili po mbahet në Londër.
Hapja e Samitit u bë nga drejtori i përgjithshëm i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Suma Chakrabarti.
Siç raportojnë mediet serbe, në këtë samit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka përsëritur qëndrimin e Prishtinës zyrtare, se tarifa prej 100 për qind do të zëvendësohet me masën e reciprocitetit.
Në anën tjetër, Kurti ka folur edhe për diasporën e Kosovës, ku sipas tij, investimet e tyre do t’i ndihmonin jashtëzakonisht shumë Kosovës.
“Ne kemi diasporë të madhe dhe investimet prej tyre do t’i ndihmojnë Kosovës jashtëzakonisht”, citohet të ketë thënë Kurti.
Në anën tjetër, BERZH-i përmes një postimi në profilin zyrtar në rrjetin social Twitter, marrëveshjen për linjë hekurudhore e kanë quajtur “linjë veri-jug”.
“Lidhja rajonale veri-jug, bashkëpunimi rajonal nën kornizat e integrimit në Bashkimin Evropian, janë çështje kyçe për Kosovën”, shkruan në postimin e BERZH-it.
Vlen të theksohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për herë të parë është takuar me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq në këtë Samit.
Po ashtu, BERZH-i ka implementuar 600 projekte në Ballkan, ku përfshihen projektet e infrastrukturës përmes energjisë deri në energjinë e gjelbër.
BERZH gjithashtu ka njoftuar se këtë vit do të investojë një miliard euro në shtetet e Ballkanin Perëndimor.