Ahmeti bën thirrje të respektojnë lejet ndërtimore, sepse në të kundërtën, rrënimi është i pashmangshëm

Aktuale

Ahmeti bën thirrje të respektojnë lejet ndërtimore, sepse në të kundërtën, rrënimi është i pashmangshëm

Nga: M.H. Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 12:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari I Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebok ka treguar që ka filluar rrënimi i pjesëve të ndërtuara pa leje, transmeton “Bota sot”.

Ahmeti, bën thirrje që të respektojnë në tërësi lejet ndërtimorë sepse në të kundërten rrënimi është i pashmangshëm.

Postimi i plotë

Lejet e ndërtimit duhet të respektohen!

Drejtoria e Inspekcionit ka evidentuar tejkalime të lejeve ndërtimore në dy raste të ngjashme në rr. "Musa Tolaj".

Me kohë janë ndërmarrë të gjitha veprimet nga ana e inspektorëve përgjegjës,që nga vendimet e ndërprerjes e deri tek vendimet e rrënimit e që nuk janë respektuar nga palët.

Sot ka filluar rrënimi i pjesëve të ndërtuara pa leje, në të dyja rastet në të njëjtën kohë.

Ju bëjmë thirrje të gjithë investitorëve që të respektojnë në tërësi lejet ndërtimore, sepse në të kundërtën, rrënimi është i pashmangshëm!

#rend #rregull #siguri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat