Dy kërkesat e Kurtit në Londër para Bërnabiqit

Aktuale

Dy kërkesat e Kurtit në Londër para Bërnabiqit

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 12:55
Albin Kurti dhe Ana Brnabic

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë Samitit për investime në Ballkanin Perëndimor në Londër ka kërkuar reciprocitet dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendëspresidenti i BERZH, Jurgen Rigter, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter.

“Diskutim i mrekullueshëm gjatë BERZHIT. Ana Brnabic thotë se tregtia rajonale është thelbësore për sigurinë në rajon. Albin Kurti kërkon për reciprocitet dhe njohje të pavarësisë së vendit”, ka shkruar ai.

Kurti ka folur edhe për investimet e diasporës në Kosovë, teksa ka paralajmëruar se ato nuk do të ndalen.

Në këtë samit po marrin pjesë edhe krerë tjerë të shteteve të rajonit, përfshirë edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat