Ky është Shefi i Kabinetit të Lumir Abdixhikut

Aktuale

Ky është Shefi i Kabinetit të Lumir Abdixhikut

Nga: N.Sh. Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 13:11
Alban Zogaj dhe Lumir Abdixhiku

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka emruar Shef të Kabinetit në Ministrin e tij, dr. Alban Zogaj.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka treguar se Albani ka përfunduar magjistraturën në Britani të Madhe dhe doktoraturën për ekonomi në Itali.

Sipas tij, Albani ëstë i specializuar në politikat makroekonomike, ekonomiksin e zhvillimit politik, politikat industriale, financat publike e në menaxhment.

“Ka të publikuara një sërë punimesh ekonomike në revistat më prestigjioze ndërkombëtare. Së fundmi ishte ekonomist kryesor në organizatën prestigjioze amerikane MCC, zyra në Kosovë”, shkruan Abdixhiku, përcjell gazeta “Bota sot”.

“Si ekspert i ekonomisë, si ligjërues universitar, si menaxhues i jashtëzakonshëm, Albani me përvojën e tij 15 vjeçare në projekte brenda e jashtë vendit, do t’i sjellë ekipit tim koordinimin e energjinë e domosdoshme”, shkruan tutje ai.

Postimi i plotë:

Dr. Alban Zogaj do të jetë Shef i Kabinetit tim në Ministri. Albani ka të përfunduar magjistraturën në Britani të Madhe e doktoraturën për ekonomi në Itali.

Është i specializuar në politikat makroekonomike, ekonomiksin e zhvillimit, politikat industriale, financat publike e në menaxhment. Ka të publikuara një sërë punimesh ekonomike në revistat më prestigjioze ndërkombëtare. Së fundmi ishte ekonomist kryesor në organizatën prestigjioze amerikane MCC, zyra në Kosovë.

Si ekspert i ekonomisë, si ligjërues universitar, si menaxhues i jashtëzakonshëm, Albani me përvojën e tij 15 vjeçare në projekte brenda e jashtë vendit, do t’i sjellë ekipit tim koordinimin e energjinë e domosdoshme. Vlerat e tij të punës, etika e dija që në vete bartë ai, do të jenë asete për gjithë ekipin tim; për ministrinë, shoqërinë e Republikën.

Albani është i martuar me Rinën; është babë i dy fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat