Sveçla: Bashkëpunimi rajonal ndihmon mbikëqyrjen demokratike të sektorit të sigurisë

Aktuale

Sveçla: Bashkëpunimi rajonal ndihmon mbikëqyrjen demokratike të sektorit të sigurisë

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 14:15
Foto nga takimi

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike,  Xhelal Sveçla, ka pritur në takim një delegacion të udhëhequr nga Merijn Hartog, drejtor i Qendrës për Studime të Sigurisë Evropiane, të shoqëruar nga Peter Vanhoutte dhe  Lulzim Peci, drejtor ekzekutiv i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave.

Ky takim është zhvilluar me qëllim të diskutimit të projektit “Zhvillimi i kapaciteteve, bashkëpunimit dhe kulturës së mbikëqyrjes së sektorit të sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë Veriore (DECOS).

Projekti në fjalë ka për qëllim të fuqizojë parlamentet, organizatat e shoqërisë civile dhe rolin e tyre në mbikëqyrjen demokratike të sektorit të sigurisë.

Në këtë takim, u bë e ditur se me anë të këtij projekti do të ngriten kapacitetet dhe do të rritet bashkëpunimi i mbikëqyrjes së sektorit të sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoninë Veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat