​AAK: Taksa ka rrit numrin e të punësuarve, reciprociteti nuk do të funksionojë

Aktuale

​AAK: Taksa ka rrit numrin e të punësuarve, reciprociteti nuk do të funksionojë

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 14:19
Foto nga takimi

Taksa 100 përqind ndaj Serbisë ka rritur prodhimtarinë e produkteve vendore dhe numrin e të punësuarve në Kosovë. Për këtë arsye, Kosova duhet të përdorë taksën si pjesë e njohjes reciproke mes dy shteteve. Ndërsa, reciprociteti ndaj Serbisë nuk do të funksionojë, pasi është vështirë i zbatueshëm.

Kështu u tha në tryezën që grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka organizuar sot me komunitetin e biznesit, lidhur me taksën 100 përqind për prodhimet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi derisa paraqiti arsyet e mbajtjes së taksës, tha se qeveria e re nuk duhet të largojë atë deri në njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve.

“Vendosja e tarifës doganore 100 përqind ndaj Ser bisë ishte instrument i vetëm që do të reagonte Kosova ndaj të gjitha veprimeve të Serbisë që po e cenojnë shtetësinë e Kosovës dhe mirëqenien e qytetarëve. Serbia vazhdon të kërkoj tregun e Kosovës, por jo shtetësinë e saj. Për ne është situatë e papranueshme…pas vendosjes së tarifës 100 përqind prodhimet në vend përjetuan një renosancë. Kemi rritje të dukshme të numrit të punësuarve dhe prezencë shumë të madhe në rrjetin e shitjeve të Kosovës, “Made in Kosova”, tha ai.

Për dallim nga ky, anëtari i kryesisë së AAK-së, Blerim Kuçi kërkoi pezullim të taksës vetëm nëse negociohet për njohje të ndërsjellët.

“Taksa do të mundej të pezullohej për një kohë të shkurtër. Disa ditë, ose një kohë të caktuar për aq sa do të diskutohej nj ë marrëveshje kornizë për aq sa kohë do të mundej të diskutohej për njohje të ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë. Sa të arrihej një marrëveshje e tillë, taksa do të largohej në formë automatike”, u shpreh ai. .

Nga ana e përfaqësuesve të biznesit, Hil Dulaj nga një kompani farmaceutike, tha se taksa ndaj Serbisë ka ngritur prodhimin vendor.

“Në sferën ekonomike ka ngritur nivelin e prodhimeve vendore tek artikujve dhe elementeve që prodhohen. Kam njohuri dhe kam bërë kontrolle vet mbi teknologjinë e artikujve dhe disa elementeve tjera të prodhueseve tonë. Të gjithë e kanë atë teknologji sipas standardeve të BE-së. Nga aspekti i sigurisë së artikujve ushqimor, që prodhohen te ne kanë qasje kontrolle nga organet adekuate shtetërore. Siguria për konsumatorin është shumë me vlerë” u shpreh ai.

Kurse, biznesmeni tjetër që merret me prodhimtarinë e vajit, Sylejman Konushefci kërkoi unitet brenda spektrit politik për marrjen e hapave të mëtejme. Sipas tij, nëse cenohet interesi i shtetit duhet të largohet taksa.

“T’i lejmë inatet sepse është në pyetje Kosova. Kur është në pyetje, Kosova jam i bindur që çdo prodhues ka me thënë le të vendos Kosova se shteti është pyetje. Kur të bëhemi unik në një vendim përfundimtar që të marrim një vendim që na ka hije. Edhe t’i dalim syhapur bashkësisë ndërkombëtare dhe ShBA-së. Kur e dina kontributin e tyre. Mendimi im ka qenë ky se jam për mos me u largu, por kur është puna që me çdo kusht duhet me u largu se po cenohet shteti i Kosovës. Jam për me bërë një reciprocitet deri në njohjen e Kosovës”, tha ai.

Pjesë e kësaj tryeze ishin dh e biznesmen të tjerë, të cilët njëzëri sugjeruan qeverinë e re që mos të largohet taksa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat