Ky është qëndrimi i PDK-së për taksën me Serbinë

Aktuale

Ky është qëndrimi i PDK-së për taksën me Serbinë

Nga: A.J Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 15:21
PDK

Diskutimet e fundit për heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe vendosjen e masës se reciprocitetit  tashmë janë duke u kundërshtuar ashpër nga Partia e Ramush Haradinaj AAK i cili edhe ka vendos taksen kurse partia tjetër opozitare PDK ende është pa një qëndrim zyrtar rreth taksës.

Derisa Albin Kurti paralajmëruar se taksa ndaj Serbisë do të hiqet dhe do zëvendësohet më reciprocitet kërkesa e SHBA-së ka qenë që as reciprocitet mos të ketë.

Analisti i çështjeve politike në vend, Ramush Tahiri në një prononcim për “Bota Sot” ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ende nuk është deklaruar dhe nuk ka një qëndrim ndaj taksës.

 

“Po vet PDK nuk është deklaruar dhe nuk ka qëndrim ndaj taksës. Kjo parti kryesore opozitare që për dy dekada ishte në pushtet apo pjesë e pushtetit duhet të jetë zë i fuqishëm në përkrahje të Qeverisë për heqjen e tarifës doganore për mallrat e importuara prej Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës” ka thënë Tahiri.

Sipas tij, Qeveria kë krye më Albin Kurti kanë paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të marr qëndrimin rreth taksës ndaj Serbisë.

“Partnerët e koalicionit sigurisht që do ta dëgjojnë sugjerimin e  SHBA  përkundër nji pjese të opozitës që kur ishte në pushtet e kishte vendosë taksën dhe tash kundërshton me protesta nëse hiqet” ka thënë analisti i çështjeve politike në vend, Ramush Tahiri.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat