Mazreku takohet me përfaqësuesit e USAID-it

Aktuale

Mazreku takohet me përfaqësuesit e USAID-it

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 15:33
Sami Mazreku me përfaqësuesit e USAID-it

Si rrjedhojë e rekomandimeve të dalura nga tryeza e mbajtur lidhur me metodat e Zgjidhjes Alternative të Kontesteve në sektorin e sigurimeve, Shoqata e Sigurimeve u takua me përfaqesueset e Programit të USAID-it Drejtësia Komerciale.

Në këtë takim u dakorduan për ndërmarrjen e hapave konkret për adresimin e rekomandimeve të dalura nga tryeza e mbajtur me përfaqësuesit e sektoreve të sigurimeve dhe nevojave për përfshirjen e klauzolave të arbitrazhit dhe ndërmjetësimit në kontratat e tyre.

Gjithashtu, u diskutua lidhur me aktivitetet e përbashkëta promovuese, si dhe propozimet per harmonizimin e legjislacionit përkatës që ndërlidhet me sektorin e sigurimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat