Liridon Uruqit i vërtetohet dënimi prej 18 vjet e 6 muaj burgim

Aktuale

Liridon Uruqit i vërtetohet dënimi prej 18 vjet e 6 muaj burgim

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 16:27
Liridon Uruqi dhe shoku i tij i ndjerë

Gjykata e Apelit, i ka refuzuar ankesat në rastin e të akuzuarit L.U. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Gjilan i datë 30.12.2019, është vërtetuar.

Sipas këtij aktgjykimi Liridon Uuruqi. është dënuar më dënim unik prej 18 vjet e 6 muj burgim, pasi që është shpallur fajtor për veprat penale “Vrasje” nga neni 178 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Kanosje” nga neni 185 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2 e 1 të KPRK-së, të po këtij kodi.

Gjykata e Apelit gjeti se aktgjykimi i ankimuar nuk është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.

Po ashtu vlerëson se dënimi i shqiptuar ndaj të akuzuarit nga ana e gjykatës së shkallës së parë, është në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale dhe shkallës së përgjegjësisë penale të akuzuarit si ekzekutor, dhe se me këtë dënim do të arrihet qëllimi i përcaktuar më ligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat