Kjo është shefja e kabinetit të Agim Veliut

Aktuale

Kjo është shefja e kabinetit të Agim Veliut

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 16:33
Agim Veliu

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu e ka caktuar shefen e kabinetit.

Veliu në këtë pozitë e ka emëruar Gentiana Azemin, që kishte qenë e angazhuar në zyrën për media të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook vetë Azemi.

Ajo ka shkruar se është emëruar si Këshilltare e Lartë politike, shefe e kabinetit të ministrit Agim Veliu.

“Detyra e re, nuk është veç privilegj, por edhe një përgjegjësi e madhe për mua, andaj do të punoj me përkushtimin më të madh në arritjen e sukseseve në këtë dikaster të rëndësishëm qeveritar. Prioritetet tona, për një qeverisje më të mirë dhe sistem ndryshe do t’i realizojmë bashkë me ministrin Veliu”, ka shkruar Azemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat