Analisti politik tregon arsyen se pse bëri bujë lajmi rreth (ç)njohjes nga Xhamajka

Aktuale

Analisti politik tregon arsyen se pse bëri bujë lajmi rreth (ç)njohjes nga Xhamajka

Nga: M.H. Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 16:58
Ilustrim

Presidenti Hashim Thaçi, javën e kaluar dha lajmin se Xhamajka ka njohur pavarësinë e Kosovës. Por ky lajm është demantuar nga Ministrja e punëve të Jashtme të Xhamajkës. Kamina J Smith ka shkruar se vendi i saj nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Deri më sot Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën”, ka shkruar ajo.

Në lidhje me këtë çështje, juristi dhe analisti politik, Blerim Burjani në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që ishte një pamaturi nga ana e presidentit.

Më tej, Burjani, u shpreh që nuk mund të quhet fajtore Çitaku pasi ky shërbim nuk mund të reformohet pa pëlqim të presidentit.

“Ka pas nxitim , pamaturi jo koordinim me këtë shtet si Xhamjakën, është dashtë në radhë të parë kuptohet të sigurohen notat verbale për njohje, pasi që ishin marrë atëherë ishte bërë publike njohja, këtu ka shpejtuar më shumë presidenti se sa ambasadorja apo përkthyesja e dikurshme Thaçit nga qeveria e përkohshme e Kosovës”.

Image
Blerim Burjani

“Pastaj ministri e çka duash, pra ky shërbim duhet të reformohet thellësisht, gjithçka ka në këtë shërbim familjar të PDK e pastaj ka përkthyes, ka matematikant, agronom e ndërtimtar në cilësinë e ambasadorit. Pra ka, e lëre më në shërbim civil dhe në poste tjera në këto ambasada ka gjithçka , duhet rikonstruktim komplet i këtij shërbimi profesional e jo shërbim partiak e familjar siç quhet askënd Kosovës ky shërbim, edhe shtet i vogël edhe i pa serioz në këtë temë”.

“Ky shërbim nuk mund të reformohet pa pëlqim të presidentit. Presidenti emëron dhe shkarkon shefat e misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës, me propozimin e Qeverisë. Kjo i bie se pa u shkarkua presidenti s’mund të shkarkohen dajtë e kunatat e shumta në cilësinë e ambasadorëve. Tek vitin tjetër pas zgjedhjes së presidentit të ri do të mund të bëhet jo reformë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat