Konjufca dhe Cakaj dalin me një deklaratë të përbashkët, kjo është thirrja e tyre për projektin e Luginës së Bashkuar

Aktuale

Konjufca dhe Cakaj dalin me një deklaratë të përbashkët, kjo është thirrja e tyre për projektin e Luginës së Bashkuar

Nga: N.H Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 17:18
Glauk Konjufca dhe Gent Cakaj

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, përmes një shkrimi në Facebook, ka lëshuar një deklaratë që thotë se është qëndrim i përbashkët edhe me politikën e jashtme të Shqipërisë.

Sipas kësaj deklaratë, Konjufca dhe Cakaj, nënvizojnë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës.

Konjufca e Cakaj janë të mendimit se ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë.

Në fund të kësaj deklarate, thuhet se këta të fundit nuk do të kursejnë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund.

Ja deklarata e plotë:

Deklaratë e Përbashkët

Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës. Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund!

GLAUK KONJUFCA
GENT CAKAJ

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat