Lajçak pritet të mbetet nën ‘hijen’ e Grenell në dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Lajçak pritet të mbetet nën ‘hijen’ e Grenell në dialogun Kosovë-Serbi

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 17:41
Miroslav Lajçak

Emërimi që pritet të ndodhë i ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak si përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për të udhëhequr dialogun Kosovë-Serbi, po shihet si shqetësues për Kosovën. Por krahas saj, sipas njohësve politik, ai pritet të qëndrojë nën ‘hijen’ e përfaqësuesit të ShBA-ve për dialogun, Richard Grenell.

Ndonëse ende nuk është bërë zyrtare emërimi i Lajçak si përfaqësues i BE-së për dialogun, hulumtuesja në Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Jeta Krasniqi thotë, se përmes tij, BE-ja duhet të ketë një qasje unike karshi Kosovës.

Sipas saj, duhet garanci dhe angazhim më i madh i BE-së për shtetin tonë, e jo vetëm ofrim i lehtësimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Por përmbyllje të marrëveshjes eventuale dhe përmes saj hapje rrugë të Kosovës drejt anëtarësimit në BE.

Ndërsa, njohësi i rrethanave politike, Faton Abdullahu u shpreh se përkundër që mund të ketë dyshime për diplomatin Lajçak, ato do të relativizohen, nëse ka unitet të plotë në qëndrimet e Kosovës. Derisa thekson nevojën e unitetit edhe të Uashingtonit dhe Brukselit për dialogun Kosovë-Serbi.

Por krahas saj, Abdullahu thotë se në një formë përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për të udhëhequr dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pritet të mbetet nën hijen e të deleguarit të presidentit Trump për këtë proces,  Richard Grenell.

Prej vendosjes së taksës 100 përqind ndaj mallrave serbe, dialogu Kosovë-Serbi është stopuar. Përkundër kësaj, në dy muajt e fundit me iniciativën e të deleguarit të ShBA-së, për këtë proces, Richard Grenell janë arritur tri marrëveshje. Ajo për hapjen e linjës ajrore mes dy shteteve, autostradat dhe hekurudhat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat