Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se i akuzuari për terrorizëm nuk ka pasur urdhër për lajmërim në seancë

Aktuale

Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se i akuzuari për terrorizëm nuk ka pasur urdhër për lajmërim në seancë

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka reaguar lidhur me shkrimin e titulluar: “ I akuzuari për terrorizëm nuk u soll nga Burgu i Dubravës, dështon seanca”, të publikuar sot.

Sipas këtij institucionit, i burgosuri G.S nuk ka pasur urdhër për përcjellje në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Korrektues i Kosovës, reagon lidhur me shkrimin e titulluar: “ I akuzuari për terrorizëm nuk u soll nga Burgu i Dubravës, dështon seanca”, të publikuar sot në Kallxo. Com.  

Pas këtij shkrimi të publikuar, Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, përveç tre personave të tjerë, si  V. Sh, A. M dhe N. S (të cilët janë përcjellë nga institucionet korrektuese për në Gjykatën Themelore Prishtinë me kohë), për personin në fjalë G.S nuk ka pasur urdhëresë për përcjellje. 

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdoj të mbetet i përkushtuar për transparencë të plotë para qytetarëve, andaj kërkojmë nga mediat që para publikimit të shkrimeve të tilla, të na kontaktojnë për të verifikuar informacionin.​ 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat