Flet kreu i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati: Aktakuzat e ngritura nga Specialja do të jenë ndaj profileve të larta

Aktuale

Flet kreu i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati: Aktakuzat e ngritura nga Specialja do të jenë ndaj profileve të larta

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 19:51
Hysni Gucati

Prokurori i Specializuar i Hagës, ka kërkuar caktimin e gjyqtarëve, për shqyrtimin e dy rasteve/aktakuzave të përgatitura ndaj ish-pjesëtarëve të UCK-së nga kjo prokurori.

Media ka siguruar dy vendimet që tregojnë se Dhomat e Specializuara tashmë kanë caktuar një gjyqtar për procedurë paraprake. Të dyja këto zhvillime ndodhen para 10 ditësh në Hagë, por deri më sot u klasifikuan si konfidenciale.

Media ka kontaktuar me Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili ka thënë se ngritja e aktakuzave është paralajmëruar qysh në janar.

Ai thotë se avokat anglez dhe italian i kanë thënë se aktakuzat do të ngriten ndaj njerëzve të profilit të lartë.

“Na kemi paralajmëruar ngritjen e aktakuzave, tek para janarit, ashtu na kane thënë avokatët ndërkombëtarë. Qeveri tash është formuar dhe ato pritet të ngritën. Avokatët anglez na kanë thënë se pritet që të jenë aktakuza të ngritura ndaj njerëzve të profilit të lartë. Emra nuk na kanë dhënë, veç na kanë thënë se janë të profilit të lartë”, ka thënë Gucati.

I pyetur për mundësinë e protestave, Gucati ka thënë se nuk i përjashtojnë ato, por situata që krijohet do të përcakton vendimet e tyre.

“Nuk e përjashtojmë mundësinë e protestave, a do të dalim apo jo, do të vendosim pasi të bisedojmë me Këshillin Drejtues e Kryesinë e ngushtë të OVL të UÇK-së, varësisht nga situate. Ne kemi luftuar me bo shtet, nuk duam ta shkatërrojmë atë atë, duam t’iu tregojmë disa ndërkombëtarëve por edhe disa shqipfolësve që nuk kemi qenë krimnela, por ushtarë të vendit”, ka deklaruar Gucati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat