Kjo ishte përplasja Gani Geci e Blerim Latifi

Aktuale

Kjo ishte përplasja Gani Geci e Blerim Latifi

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 22:30
Gani Geci e Blerim Latifi

Në një lidhje direkte në emisionin ‘Pressing’ janë përplasur Gani Geci e Blerim Latifi.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, duke folur për vrasjet e pasluftës përmendi edhe emrin e dajës së ish kandidatit për deputet nga PDK-ja, Blerim Latifit.

Ai tha se pasluftës është vrarë në Skenderaj edhe daja i Blerim Latifit, duke e pyetur këtë të fundit nëse ka kërkuar zbardhjen e rastit nga Gjykata Speciale.

E këtu ka reaguar Latifi duke thënë ‘Çka ka lidhje ajo punë se shoh politike. Çka je t’u folë palidhje, po folë palidhje…Jeni çu veç me shpif e me lëshu akuza pa kontroll”.

“Është vra daja yt, vëllai i nënës tënde. Ti e ke pas një dajë, daja jot e ka pas emrin Jahir e kanë vra në mënyrë enigmatike. Duhet me kërku me u zbulu rasti i dajës tënd”, ia ktheu Geci.

“Unë nuk preferoj më hy në debate primitive. Ai është një krim makabër i cili nuk është zbardh dhe ai krim nuk ka absolutisht asnjë lidhje me politikë. Të lutem mos hi në këso senesh, nuk du me qenë pjesë e gjuhës suaj. Mos i njollosni njerëzit dhe familjet se nuk jua ka borxh askush”, tha më tej Latifi.

Me tej, ka ndërhyrë moderatori i emisionit duke ia kujtuar Gecit që është telefonuar të flasë rreth Gjykatës Speciale.

Aty, Gani Geci tha se është marrë me zbulimin e rastit të komunikatës 59, ‘pasojë e së cilës më janë vra dy shokë’, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat