Haziri i reagon ashpër ish-këshilltarit të Kadri Veselit: Marre, a thua pse na u paska vra Xhemajl Mustafa, o Blerim

Aktuale

Haziri i reagon ashpër ish-këshilltarit të Kadri Veselit: Marre, a thua pse na u paska vra Xhemajl Mustafa, o Blerim

Nga: N.H Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 23:15
Blerim Latifi dhe Kadri Veseli

Ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Blerim Latifi, ka reaguar pas thirrjes së vëllaut të Haki Imerit, Faik Imeri, ku tregoi se po punohet për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës.

Sipas Latifit, nga kjo telefonatë u mësua diçka që nuk është ditur më herët.

“Mësuam që është një grup i organizuar sistematikisht, i afërt me LDK-në, që po punon me Gjykatën Speciale”, ka thënë Latifi.

“Për mua kjo është e padëgjuar më parë. Ka pasur akuza nga njerëz që kanë luftuar se LDK po bashkëpunon me Specialen. Ky nuk foli me emrin e vet personal por është një grup që ky e shpalli dhe është një dimension tjetër i rrezikshëm pasi që mund të shkaktoj pasoja politike. Se tha ne, grupi i LDK-së. Besoj që kuptohet. Kjo është risia që na konfirmoi sonte. Më duket një zhvillim që do të sjellë reagime ditëve në vijim. LDK i ka përdorur këto vrasje për elektorat politik”, shtoi ai.

Kurse, ndaj këtyre deklaratave të Latifit ka reaguar ashpër analisti politik, Nexhat Haziri.

Ai në një shkrim të publikuar në Facebook ka pyetur Latifin fillimisht se pse nuk ka reaguar kur presidenti Thaçi dy vite më parë kërkoi zbardhjen e vrasjeve politike.

Mes të tjerave, Haziri në këtë shkrim të gjatë, thotë se pse Latifi po habitet nëse LDK-ja kërkon nga Gjykata Speciale zbardhjen e vrasjeve të 100 aktivistëve të saj të vrarë, gjatë dhe paslufte.

Ja shkrimi i tij:

Blerim Latifi- Çakalli Kadri Veselit

Blerim Latifi, ish-këshilltar i Kadri Veselit, na u “habitka” që në Kosovë ka vrasje politike, madje madje i habitur se si njerëzit të afërt me LDK-në, pra familjarët e të vrarëve po punojnë për zbardhjen e këtyre rasteve

Blerim !

A thua se vrasja e Enver Malokut, Kol. Ahmet Krasniqit, Ismajl Berbatovcit,Komandant Drinin, Haki Imerit, Xhemajl Mustafës, Smajl Hajdarajt, Shaban Manajt, Ismet Rracit, Shefki Popovës,Uke Bytyçi, Bekim Kastratit, Besim Dajakut, Bardhyl Ajetit, Kol. Tahir Zemes, etje, u bë për arsyje prone, se i kishin livadhet në një ‘’mexhë”, apo për punë “namuzi”

Për cka u vranë o Blerim ?

Pse nuk reagove kur presidenti Thaçi dy vite më parë kërkoi zbardhjen e vrasjeve politike.
Pse po habitësh nese LDK-ja kërkon nga Gjykata Speciale zbardhjen e vrasjeve të 100 aktivistëve të saj të vrarë nga UÇK-ja, gjatë dhe pas lufte

Blerim, sikur sonte u inspirove nga një shkrim i një alamet intelektuali shqiptar në Zvicer, Fatmir Brajshori, që pasi sot ia kishte derguar ftesën Gjykata Speciale , kishte shkruar se familjarët e të vrarëve duhet t’ua falin vrasësve në emër të një uniteti të shkerdhyer. A bëhet “unitet” me vrasës-kriminel, që vrasin këdo që nuk mendon si ata apo si shefat e tyre.

Një mendje e shëndosh nuk deklaron gjëra të tilla. Edhe po të duan familjarët e të vrarëve për të fal vrasësit, shoqëri nuk duhet të fal, sepse vrasësit trimërohen dhe do të ishin, siç janë të gatshëm të vrasin përseri, kedo që e shohin pengesë në rrugët e tyre drejtë pushteti, parasë dhe namit.

Blerim, si një intelektual, në vend se t’i dekurajosh njerëzit që kërkojnë drejtësi për dhjetra të vrarë përshkak të bindjeve politike, duhet t’I ftosh të gjithë ata që dinë, kan fakte që të bashkpunojnë me Gjykatën Speciale, ky vend ka nevojë për drejtësi,

Mos harro, se të vrarit nuk e morrën me vete edhe sekretin e motivit të vrasjes së tyre. Se ka pasur vrasje politike në Kosovë, këtë e kan thënë dhe dëshmuar edhe shumë raporte të organizatave dhe institutive kredibile ndërkombëtare.
Interesant, veç për ty termi varsje politike, qenka i papranueshëm e i rrezkishëm.

Ndoshta edhe nuk duhet habitur askush me ty, si këshilltar herë i Thaçit e herë i Veselit, je bërë Çakall i tyre, dhe se nuk mund të deklarosh ndryshe.

Blerim, Gjykata Speciale nese do të ketë misionin e saj të drejtësisë për këto vrasje, është shpetim për Kosovën, sepse e ndihmon dekriminalizimin e skenës politik,hedhë dritë për një pjesë të veprimtarisë së errët të disa njerëzve në emër të UÇK-së, e ndoshta do të bëj edhe ty të “skuqesh” se ke qenë këshilltar i njerëzve të inkriminuar, njerëzve që kan dhënë urdhër për vrasjen edhe të shokëve të tyre, siç është vrasja e Bejadin Hallaqit

Marre, a thua pse na u paska vra Xhermajl Mustafa, o Blerim (n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat