Haradinaj: Nuk është vepër penale nëse i hedhim verë të kuqe në fytyrë Kurtit

Aktuale

Haradinaj: Nuk është vepër penale nëse i hedhim verë të kuqe në fytyrë Kurtit

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 00:09
Nasim Haradinaj

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së Daut Haradinaj thotë se e ka pëlqyer veprimin e gjuajtjes me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti.

“Shumë mirë kanë bo. M’ka pëlqy. Gjest shumë i bukur”, tha Haradinaj.

Por a janë anëtarë të AAK’së ata që hodhën vezë në drejtim të Hotit?

“Nuk e di. Garant po ama nuk e di”, tha Haradinaj, “por kanë vepruar shumë mirë. Shpresoj të jenë të AAK’së”, shtoi ai.

“Nuk ka asgjë personale me Avdullah Hotin por qëndrimet e zëvendëskryeministrit”, tha ai.

“Sprej, vezë, domate”, janë forma të protestës.

“Albin Kurtit me ja gjuajt një venë të kuqe, të prodhuar në Kosovë, fytyrës nuk është vepër penale”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat