Vazhdon konstituimi i Komisioneve parlamentare

Aktuale

Vazhdon konstituimi i Komisioneve parlamentare

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 07:21
Foto ilustrim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po vazhdojnë me themelimin e Komisioneve parlamentare.

Sot do të konstituohen pesë Komisione, ai për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Transfere,  Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë si dhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport.

Ndryshe ditë më parë janë konstituuar edhe disa komisione tjera, si ai për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri dhe Investime Strategjike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat