Apostolovës i zgjatet mandati edhe për 6 muaj si shefe e BE-së në Kosovë

Aktuale

Apostolovës i zgjatet mandati edhe për 6 muaj si shefe e BE-së në Kosovë

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 11:15
Natalya Apostolova

Këshilli i Bashkimit Evropian ka marrë sot vendim për zgjatjen e mandateve të 6 Përfaqësuesve Special të BE’së të cilët punojnë nëpër rajone të ndryshme.

Mandati i është zgjatur edhe shefes së Zyrës së BE’së në Kosovë, Natalya Apostolova.

Siç shkruhet në vendimin e Këshillit Evropian, Apstolovës do t’i zgjatet mandati edhe për 6 muaj të tjerë deri më 31 gusht të vitit 2020.

Në pozitën e Përfaqësueses së Zyrës së BE’së në Kosovë, Apostolova ishte emëruar ne gushtin e vitit 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat