Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, në një postim në Facebook ka njoftuar se sot është konstituar Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Si anëtar i këtij komisioni, premton ligj dhe funksion të interesit publik si anëtar i komisionit për AKI.
“Sot është konstituar Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Si anëtarë i këtij komisioni ju siguroj se ligji është mbi të gjithë dhe në funksion të interesit publik”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.