Vlora Çitaku merret shembull për diçka në Amerikë

Aktuale

Vlora Çitaku merret shembull për diçka në Amerikë

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 13:07
Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në vendin tonë po kritikohet nga Lëvizja Vetëvendosje pasi që po e lënë fajtore për mosnjohjen nga Xhamajka, sidoqoftë, në Amerikë nga USAID ajo po konsiderohet si shembull që politikanët e rinj duhet të ndjekin.

Në një bisedë së fundi me USAID, Çitaku flet për rrugëtimin e saj politik dhe angazhimin gjatë kohës kur Kosova ishte nën okupimin serb.

“Për gjeneratën time, të jesh i angazhuar në politikë nuk është një zgjedhje, por nevojë. Ka qenë një mënyrë për të mbijetuar. Nën okupim, e kuptoni se liria është kusht për krijimin e ndonjë vlere tjetër”, ka thënë ajo.

Tutje, ajo ka thënë se ndërhyrja e ndërkombëtarëve, e kryesuar nga SHBA’të në luftën në Kosovë, ka qenë histori suksesi.

“Kosova është një histori suksesi e ndërhyrjes ndërkombëtare, e kryesuar nga Shtetet e Bashkuara. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, kjo për shkak të rezistencës tonë. Por mbetët edhe më shumë për të bërë. USAID ka qenë partner ynë më mbështetës në këtë”, ka thënë ajo tutje.

Megjithatë, politikanja e cila nga amerikanët po konsiderohet shumë e suksesshme, në Kosovë u kritikua mjaft këto ditë.

Kritikat kryesisht i mori nga anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që këta po e akuzojnë Ambasadoren se nuk po e bën punën e saj siç duhet, pas skandalit me Xhamajkën, ani pse kjo e fundit këshilloi politikanët tanë  të mos e bëjnë të ditur, pa ardhur nota verbale.

Por, pas Presidentit Hashim Thaçi edhe Kryeministri Albin Kurti e Ministri i MPJ’së, Glauk Konjufca, vërshuan me postime duke falenderuar Xhamajkën.

Pasi e gjithë kjo doli të mos jetë e vërtetë, aktivistët e VV’së të cilët fillimisht e konsideronin këtë si meritë të tyre, bënë thirrje për shkarkim të Çitakut.

Këtë madje, Konjufca ka thënë se do ta shqyrtoj dhe do të marrë një vendim së shpejti.

Sidoqoftë, vet Ambasadorja ka reaguar pas kësaj duke thënë se gjithçka do të sqarohet së shpejti dhe nuk merret me ata që bëjnë shpifje ndaj saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat