Detaje rrëqethëse, si humbi jetën nga rënia në bunar 11-vjeçarja nga Ferizaj

Aktuale

Detaje rrëqethëse, si humbi jetën nga rënia në bunar 11-vjeçarja nga Ferizaj

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 14:02
Ilustrim

Ishte duke luajtur me të afërmit në oborrin e shtëpisë. Por pasditja e së dielës doli të jetë fatale për një 11-vjeçare nga komuna e Ferizajt.  Ajo aksidentalisht ra në pesetën që gjendej pranë shtëpisë së saj. Kanë qenë të afërmit e fqinjët e saj ata të cilët kanë intervenuar duke e nxjerrë këtë vajzë të mitur nga puseta. Por ajo tashmë kishte marrë lëndime të rënda trupore. Media iu sjellë detaje nga rasti.

Sipas mjekëve të QKUK’së, kjo e mitur pa shenja jete ishte dërguar në Spitalin e Ferizajt. Por pas intervenimit të stafit mjekësor ajo u rikthye në jetë.

Me shenja jete kjo 11-vjecare u dërgua me emergjencë për në QKUK ku vendos në Intensiven e QKUK’së.

Detaje për gjendjen shëndetësore dhe trajtimin e kësaj të miture në QKUK ka dhënë shefi i Klinikës Intenzive, Shaqir Uka.

“Pacientja 11-vjçare e cila ka pësoi lëndime për shkak të rënies në një pusetë në regjionin e Ferizajt është sjellë fillimisht në qendrën emergjente në Ferizaj, aty ku ka shku pa shenja jete. Në qendrën emergjente të Ferizajt ajo është ringjallë dhe është sjellë në emergjencën e QKUK”, shpjegon doktori.

Ai thotë se në Klinikë ajo kishte shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Pas ekzaminimeve të kryera në Emergjencë, fëmija është sjellë në kujdesin Intensiv Qendror në gjendje të rëndë shëndetësore. E kemi trajtua me barna me frymëmarrje komplet të asistume nga aparati i frymëmarrjes. Masat për rikthimin në gjendje normale të fëmija rezultuar të pasuksesshme. Nuk ka pas lëndime të dukshme. Ka qenë një mbushje e plotë në rrugët e frymëmarrjes me ujë nga puseta”, sqaron për rastin e rëndë mjeku i QKUK’së.

Media për këtë rast ka biseduar me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.

Ai pohoi se vajza e mitur aksidentalisht ra në pusetë dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Sipas tij, kanë qenë familjarët e saj ata të cilët e kanë nxjerrë këtë të mitur nga puseta.

“Mund të ju konfirmojë se fatkeqësisht bëhet fjalë për një vajzë të mitur rreth 11-vjecare. Në bazë të informacioneve të para që ne i kemi, e mitura ka rënë aksidentalisht në pusetë. Ajo është nxjerrë nga aty nga ana e familjarëve. Mirëpo gjatë rënies kjo vajzë e lindur në vitin 2009 ka marrë lëndime të rënda trupore të cilave fatkeqësisht nuk ka mundur që t’iu mbijetojë. Rastin ne jemi duke e hetuar. Kemi kërkuar që të bëhet analiza e autopsisë”, ka deklaruar Jashari.

Rreth rastit janë duke punuar edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat