Deputeti i LDK-së tregon aktivitetin e parë të Komisionit për Shëndetësi

Aktuale

Deputeti i LDK-së tregon aktivitetin e parë të Komisionit për Shëndetësi

Nga: G.B Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 14:56
Komisioni parlamentar për shëndetësi e mirëqenie sociale

Sot u konstitua Komisioni parlamentar për shëndetësi e mirëqenie sociale.

Anëtari i këtij komisioni, Haxhi Avdyli, ka thënë se ndër aktivitetet e para të Komisionit  do të jetë raporti informues për mobilizimin e institucioneve shëndetësore për tu përballur me epidemitë si ajo e Koronavirusit, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Sot u konstitua Komisioni parlamentar për shëndetësi e mirëqenje sociale. Një ndër aktivitetet e para të Komisionit do jetë raporti informues për mobilizimin e institucioneve shëndetësore për tu përballur me epidemitë si ajo e Koronavirusit. Temat tjera të ishin saktësimi për fusheveprimit e Komisionit duke marrë parasysh se Ministria e mireqenjes sociale është transferuar në Ministrin e financave. Na presin punë dhe sfida në kontributin tonë për përmiresimin e sistemit shendetesor dhe mirëqenjes së qytetarëve tanë, por poashtu besojmë që në fund të mandatit do kemi suksese te prekshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat