Ambasada amerikane në Prishtinë deklarohet rreth koronavirusit

Aktuale

Ambasada amerikane në Prishtinë deklarohet rreth koronavirusit

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 15:20
Foto

Ambasada amerikane në Prishtinë u ka dhënë informata shtetasve të saj lidhur me koronavirusin, duke konfirmuar se nuk është asnjë rast pozitiv.

Në njoftimin zyrtar të ambasadës, publikuar në Twitter dhe Facebook, gjithashtu në uebfaqen e saj, theksohet se deri më tash nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus brenda territorit të Kosovës.

“Kosova nuk ka konfirmuar asnjë rast me COVID-19 brenda territorit të saj. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë donacion 750 pajisje testuese të koronavirusit në Kosovë. Rasti i parë i dyshuar në Kosovë është testuar dhe ka dalë negativ. Rezultatet negative janë përcaktuar në bazë të pajisjeve testuese ‘rRT-PCR’ të Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftimin zyrtar të ambasadës thuhet se Kosova nuk është duke aplikuar ndalesa të hyrje-daljeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat