Luksemburgu mbështet Kosovën në rrugën e saj euro-integruese

Aktuale

Luksemburgu mbështet Kosovën në rrugën e saj euro-integruese

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 18:42
Blerim Reka dhe Natacha Gomes

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti në takim shefen e Misionit për Kosovë Natacha Gomes,  me të cilën bisedoi për vazhdimin e bashkëpunimit të frytshëm dhe mjaftë të suksesshëm bilateral midis këtyre dy shteteve, sidomos në mbështetjen që ky shtet ia ofron Kosovës në proceset e saj euro-integruese.

Sipas ministrisë, Luksemburgu është ndër përkrahësit dhe donatorët më të mëdhenj në Kosovë.

Në këtë drejtim, ministri Reka u falënderua për ndihmat e ofruara nga Luksemburgu deri më tani prej disa milionë eurove, duke shpresuar se kjo  ndihmë do të vazhdojë edhe këtë vit dhe periudhat në vijim.

Më tej, u diskutua për format konkrete të ndihmës, e në veçanti mundësia e mbajtjes së konferencës vjetore të përbashkët të këtyre dy shteteve, si dhe vazhdimin e marrëveshjes bilaterale me Luksemburgun.

Nga ana e saj, shefja e Misionit, Gomes përshëndeti emërimin e Ministrit Reka në detyrën e re, si dhe ripërsëriti përkrahjen dhe mbështetjen e Luksemburgut për Kosovën në proceset integruese të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat