Reagon ashpër Rugova: Krrokamat dhe kokorisjet e korit të kukuvajkave, e dimë mirë se pse janë “hallakatë”

Aktuale

Reagon ashpër Rugova: Krrokamat dhe kokorisjet e korit të kukuvajkave, e dimë mirë se pse janë “hallakatë”

Nga: G.B Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 19:10
Ibrahim Rugova

Ish deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka reaguar pasi Nasim Haradinaj ka thënë se presidenti Ibrahim Rugova ishte tradhtar.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se qentë lehin por karvani ecën, përcjell Bota sot.

“Krrokamat dhe kokorisjet e fundit të korit të kukuvajkave, e dimë mirë se pse janë “hallakatë”, por shpata e drejtësisë nuk falë”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë në Facebook:

“Kokën mund të ma ndërroni por mendimin kurrë”!
Qentë lehin por karvani ecën...
Drejtësia vonon por nuk harron!
Farës së keqe po i vjen fundi!
Krrokamat dhe kokorisjet e fundit të korit të kukuvajkave, e dijmë mirë se pse janë “hallakatë”, por shpata e drejtësisë nuk falë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat