Zeka: Haliti e Çeku të vetmit në listë që nuk janë thirrur nga Specialja

Aktuale

Zeka: Haliti e Çeku të vetmit në listë që nuk janë thirrur nga Specialja

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 21:31
Milaim Zeka

Ish-deputeti dhe gazetari, Milaim Zeka, ka thënë se nga lista e të thirrurve në Gjykatën Speciale që ai e ka poseduar që disa vite, vetëm dy emra mungojnë.

Zeka në emisionin Pressing i ka zbuluar këta emra.

“Haliti e Çeku të vetmit në listë që nuk janë thirrur nga Specialja”, zbulon ai.

Pra Zeka thotë se ish-deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti, dhe ish-komandanti i UÇK’së, Agim Çeku, nuk janë ftuar nga Specialja.

Prokuroria Speciale i ka dorëzuar aktakuzat Speciales dhe tani pritet akuza e parë nga kjo gjykatë, e cila ishte votuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat